Kanali i Suezit po zgjerohet: Niset puna ambicioze pas bllokimit të anijes Ever Given

Azia

Kanali i Suezit po zgjerohet: Niset puna ambicioze pas bllokimit të anijes Ever Given

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:05
Kanali i Suezit

Egjipti ka nisur të bëj gati punën për të zgjeruar korsinë e dytë që lejon trafikun në dy drejtime në kanalin e Suezit, pas incidentit famëkeq kur në anije gjigante ngeci për gjashtë ditë aty.

Autoriteti i Kanalit të Suezit [SCA] njoftoi javën e kaluar se po planifikonte të zgjeronte korsinë e dytë të kanalit që ishte hapur në vitin 2015 për 10 kilometra, për ta bërë kështu 82 kilometra të gjatë.

Puna kishte nisur pas direktivave të marra nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi “që menjëherë të zbatoheshin planet e propozuara zhvillimore”, raporton The Guardian.

Ngecja e anijes gjigante të gjatë 440 metra e të quajtur Ever Given kishte bllokuar kalimin e qindra anijeve tjera, duke ndaluar kësisoj tregtinë botërore.

Projekti i ri do të zgjerojë seksionin dy-drejtimësh.

Ndërkohë, anija Ever Given, ende e ngarkuar me mijëra kontejnerë, po qëndron në Liqenin e Madh të Hidhët mes dy anëve të kanalit, pas kërkesave nga autoriteti egjiptian prej kompanisë japoneze që t’i paguheshin dëmet e shkaktuara për bllokimin që ndodhi gjatë muajit mars. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat