Fundi i valës së dytë? India vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave nga Covid

Azia

Fundi i valës së dytë? India vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave nga Covid

Më: 27 maj 2021 Në ora: 00:55
Ilustrim

India ka regjistruar 26 milion raste me Covid-19 duke u bërë vendi i dytë pas SHBA-së me numrin më të lartë të infeksioneve. India është kthyer në epiqendrën e pandemisë globale.

Vala e dytë e pandemisë Covid ka mbingarkuar sistemin shëndetësor, ndërsa mjekët janë përballur me mungesë të ilaçeve dhe oksigjenit.

Falë përpjekjes së personelit shëndetësor, infektimet ka filluar të jenë në rënie.

Fatmirësisht ekspertët besojnë se në një nivel kombëtar pandemia e Covid po zbehet, ndërsa Rijo M John është shprehur se preh dy javësh ka pasur një rënië të qëndrueshme të rasteve javore dhe ditore të raportuara.

Por nëse vala e dytë e Covid po fillon të zbehet në Indi kjo nuk mund të thuhet për të vendet si Maharashtra, Delhi dhe Chhattisgarh, po ashtu rritje të rasteve janë vënë re edhe në Tamil Nadu, në Andhra Pradesh, po ashtu edhe në Bengalin Perëndimor situata mbetet e paqartë.

Sitabhra Sinha, shkencëtar në Institutin e Shkencave Matematike në Chennai,  tha se tani nuk është koha për të përcaktuar nëse situata epidemiologjike është e qëndrueshme në të gjithë Indinë, pasi në shumë vene infeksionet po vijojnë të përhapen, shkruajnë mediat e huaja.

Po ashtu ekspertët thonë se rënia e rasteve të infeksioneve gjatë valës së parë ishte e ngadaltë, ndërsa në valën e dytë rënia ka qenë më e shpejtë, arsyet e së cilës nuk kanë mundur t’i shpjegojnë. Por hamendësojnë se përhapja në pjesën më të madhe të popullsisë mund të ketë sjellë imunizimin.

Ajo çfarë shihet po ashtu si problematikë është edhe përhapja e mutacioneve të reja të cilat kanë një transmetueshmëri të  lartë.

Ndërkohë India ka regjistruar mbi 300,000 mijë viktima nga COVID, me numrin më të lartë pas SHBA dhe Brazilit.

Ekspertët thonë se hapja e kafeneve palestrave, pubev-e, restoranteve në ambiente të brendshme, nuk duhet të bëhet tani, pasi sipas tij do të ndikonin në përkeqësimin e situatës.

Po ashtu ekspertët thonë se duhet të lejohen më pak se 10 persona në ambiente të hapura dhe se dasmat e në vendet me ajër të kondicionuar do të jenë një “gropë virusi”.

Sakaq India deri më tani ka vaksinuar vetëm 10 % të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat