Japonia shënon një tjetër rekord negativ për lindshmërinë

Azia

Japonia shënon një tjetër rekord negativ për lindshmërinë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 12:27
Ilustrim

Numri i lindjeve në Japoni  ka shënuar nivelin më të ulët gjatë 2020, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë. Numri i lindjeve ra në 840,832 në vitin 2020, një rënie prej 2.8% nga një vit më parë dhe më e ulëta që nga fillimi i regjistrimeve në 1899.

Përhapja e koronavirusit ka prekur normat e lindjeve në të gjithë botën, përfshirë  Shtetet e Bashkuara, pavarësisht spekulimeve të hershme që bllokimet e lidhura me pandeminë mund të çojnë në një bum global të foshnjave, raporton abcnews.al

Numri i martesave të regjistruara në Japoni ra në 12.3% vitin e kaluar përkatësisht në 525,490, një tjetër rekord që pas pasluftës. Shkalla e lindshmërisë në vend ra në 1.34, duke shënuar nivelin më të ulët në botë.

Japonia ka luftuar me një krizë demografike të pashmangshme për vite me radhë, me ritmin e lindjeve vazhdimisht në rënie – duke rritur shqetësimet për plakjen e popullsisë dhe tkurrjen e fuqisë punëtore.

Më shumë  se 20% e popullsisë është më e vjetër se 65. Popullsia totale e vendit ishte 124 milion në 2018 – por deri në 2065 pritet të shkojë në rreth 88 milion. Koreja e Jugut gjithashtu ka shënuar nivele të ulët të lindshmërisë për vite me radhë; në vitin 2020, ajo raportoi më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë.

Dhe në Kinë, vendi më i populluar në botë, numri i të porsalindurve të regjistruar ra gati me 15% vitin e kaluar. Qeveria njoftoi javën e kaluar se do të lehtësonte më tej politikën e saj të rreptë të planifikimit familjar duke lejuar çiftet të kishin deri në tre fëmijë për të luftuar krizën demografike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat