Ekipet shëndetësore tajlandeze përdorin kanale të veçanta ujore për t’i vizituar pacientët e prekur me COVID-19

Azia

Ekipet shëndetësore tajlandeze përdorin kanale të veçanta ujore për t’i vizituar pacientët e prekur me COVID-19

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Dy punonjës shëndetësorë tajlandezë veshën kostumet e tyre mbrojtëse, vendosën maska ​​e mburoja të fytyrës dhe ngadalë u ngjitën në bordin e një varke të vogël e cila është duke i pritur në kallamishte, në brigjet e një kanali të fshatit.

Dhe kjo është mënyra më e mirë për të siguruar që edhe komunitetet e largëta në Samut Prakan, një provincë në skajet e kryeqytetit Bangkok, të kenë një lloj shërbimi për t’u kontrolluar derisa vendi përpiqet ta ngadalësojë përhapjen e koronavirusit.

Punëtorët lundrojnë çdo ditë në këto kanale të vogla, duke kryer kontrolle tek njerëzit e komunitetit përmes testit të hundës e fytit te pacientët e infektuar me  COVID-19 të cilët janë vetizoluar, në një fshat tashmë të izoluar.

Një nga oficerët e shëndetit publik Charoenrat Chaibut të këtij vendi është shprehur se disa zona të fshatit nuk mund të arrihen përmes tokës dhe prandaj duhet të udhëtohet me anije ose trap për t’i kontrolluar ata.

Rreth 10% e 60 familjeve në këtë fshat ishin të infektuara me COVID-19, ka deklaruar ky autoritet shëndetësor.

Ndërkohë, Tajlanda për të katërtën ditë me radhë ka raportuar sot edhe 11,784 raste të reja pozitive me COVID-19, si një nga shpërthimet më të rënda prej fillimit të pandemisë në këtë shtet deri më tani, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat