Përmbytjet në Kinë, shkon në 12 numri i viktimave, pamje dramatike nga “masakra natyrore”

Azia

Përmbytjet në Kinë, shkon në 12 numri i viktimave, pamje dramatike nga “masakra natyrore”

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 07:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Kinën Qendrore.

BBC shkruan se si pasojë e përmbytjeve në Provincën Henan deri më tani 12 njerëz kanë ndërruar jetë, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në zona të sigurta.

Metrotë e qyteteve janë bllokuar, ndërsa qindra makina ‘notojnë’ në ujë. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën.

Ata po punojnë për shpëtimin e personave të bllokuar në shtëpitë e përmbytura, metrotë, apo ambientet e tjera të vendit.

Sinoptikanët kanë parashikuar se reshje të dendura shihu do e përfshijnë rajonin intestivisht gjatë 24 orëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat