“Këpurdhat e Zeza” shkaktare të më shumë se 4300 vdekjeve në Indi

Azia

“Këpurdhat e Zeza” shkaktare të më shumë se 4300 vdekjeve në Indi

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 19:17
Ilustrim

Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur nga sëmundja vdekjeprurëse e “kërpudhave të zeza” në Indi, në një epidemi në rritje që prek kryesisht pacientët me COVID-19.

Sipas BBC, India ka raportuar më shumë se 45 mijë raste të këtj infeksioni të rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya.

Sëmundja ndikon në hundë, sy dhe ndonjëherë në tru, dhe zakonisht godet 12-18 ditë pas shërimit nga COVID-19.

Gati gjysma e atyre të infektuar janë ende duke marrë trajtimeMjekët thonë se sëmundja ka një lidhje me steroidet e përdorura për të trajtuar coronavirusin, dhe diabetikët janë më të rrezikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat