Humb jetën fëmija palestinez i plagosur nga forcat izraelite

Azia

Humb jetën fëmija palestinez i plagosur nga forcat izraelite

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Një fëmijë 12-vjeçar palestinez, i cili u qëllua dhe u plagos nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar sot gjatë ditës, iu nënshtrua plagëve të tij, sipas banorëve lokalë dhe Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Fëmija, Mohammed al-Allami, u plagos në gjoks kur forcat izraelite hapën zjarr mbi një automjet në hyrje të qytetit Beit Ummar, në veri të El-Halilit (Hebron), tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite në baza ditore ndërmerr sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ndërsa Autoriteti Palestinez vazhdon të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare të mbrojë popullin palestinez, i cili vuan për dekada nën pushtim.//AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat