Shteti i parë që nis fushatën e dozës së tretë të vaksinave kundër COVID-19

Azia

Shteti i parë që nis fushatën e dozës së tretë të vaksinave kundër COVID-19

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 18:46
Izrael

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzo, ishte personi i parë që të premten mori dozën e tretë të vaksinës teksa shteti izraelit e nisi fushatën e përforcimit të imunitetit për personat e moshuar.

Gjatë së enjtes, kryeministri Naftali Bennet ka njoftuar se Izraeli do të ofrojë dozën e tretë për personat mbi moshën 60-vjeçare që tashmë janë plotësisht të vaksinuar.

Doza e tretë pritet që t’u ofrohet edhe grupmoshave të tjera. Vendimi e bën Izraelin shtetin e parë që e zbaton dozën përforcuese të vaksinave. Një veprim i tillë është ndërmarrë në kohën e ngritjes së rasteve të infektimit me koronavirus dhe të paralajmërimit se efektiviteti i vaksinave bie me kalimin e kohës.

Deri më tani as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as Bashkimi Evropian nuk kanë miratuar përdorimin e dozës shtesë për përforcimin e imunitetit.

Ende nuk ekzistojnë fakte se doza e tretë në të vërtetë e forcon imunitetin. Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të muajit korrik kishte bërë të ditur se nuk ka fakte të mjaftueshme se doza e tretë është e domosdoshme.

Zyrtarët e OBSH-së u kanë bërë thirrje shteteve të pasura që të shpërndajnë vaksinat te shtetet e varfra që ende nuk kanë imunizuar qytetarët, në vend që t’i përdorin ato si përforcues të imunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat