Arratisja e presidentit të Afganistanit: Ai tha se po shkon në takim, pastaj iku me helikopter

Azia

Arratisja e presidentit të Afganistanit: Ai tha se po shkon në takim, pastaj iku me helikopter

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 21:23
Ashraf Ghani

BBC foli sot me ish-deputeten afgane Elay Ershad pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

Ajo e quajti ish-presidentin Ashraf Ghani një “frikacak” për ikjen në Taxhikistanin fqinj.

“Ai u largua nga pallati presidencial me helikopter të dielën, dhe ai u tha kolegëve të tij se po shkonte në një takim me ministrin e Mbrojtjes,” tha Ershad.

“Unë jam aq e zemëruar sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ai u largua nga vendi dhe njerëzit. Nuk e di pse i besova dhe votova për të,” shtoi ish-deputetja.

Dje, një ndihmës i ish-presidentit tha për BBC se udhëheqësit afganë i kishin kërkuar Ghani të largohej nga vendi për të shmangur gjakderdhjen, duke shtuar se tani ish-presidenti kishte në plan të kthehej në vend një ditë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat