Në një video të postuar në Twitter, një gazetare që punonte për Radio Televizionin Kombëtar të Afganistanit, ka thënë se talibanët nuk e kanë lejuar të shkojë në punë.
Shabnam Dawran, një nga spikeret më të njohura të Afganistanit, postoi një video në Twitter, ku tregon detajet, sesi u largua nga zyra e stacionit televiziv, pavarësisht se kishte veshur ferexhe dhe mbante mjetin e duhur identifikues me vete.
Ajo rrëfen se rojet i thanë se "regjimi ka ndryshuar. Nuk lejohet të jesh këtu. Shko në shtëpi".
Shabnam Dawran, Afghanistan’s National Radio Television news presenter: “I went to #RTA but they told me that the regime has changed. you are not allowed, go home". pic.twitter.com/xJ4XcpamRo
— Muslim Shirzad (@MuslimShirzad) August 18, 2021
“Fatkeqësisht, nuk më lejohej edhe pse kisha edhe një [ID]. Kolegët tanë meshkuj ishin në gjendje të shkonin në zyrë duke treguar kartën e identiteti. Më paralajmëruan se nuk mund të vazhdoni me punën tuaj pasi regjimi ka ndryshuar. Ka kërcënime të mëdha kundër nesh. Nëse njerëzit e botës e dëgjojnë zërin tim, nëse organizatat bamirëse dëgjojnë zërin tim, ata duhet të na ndihmojnë sepse jeta jonë është në rrezik të madh", ka deklaruar ajo./