Aeroplani i stërmbushur që barte afganët nga Kabuli kishte në fakt 823 persona

Azia

Aeroplani i stërmbushur që barte afganët nga Kabuli kishte në fakt 823 persona

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 19:16
Pamje nga aeroplani

Në fillim të kësaj jave u raportua në media që Forcat Ajrore të SHBA-ve kishin një rekord të ri, duke evakuuar 640 persona me një fluturim të vetëm, nga aeroporti i Kabulit.

Mirëpo në një përditësim të enjten, Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA-ve, bëri të ditur që në aeroplan kishte 823 persona.

Sipas njoftimit raporti i mëparshëm përfshinte vetëm të rriturit dhe jo 183 fëmijët në bord, raporton Yahoo.

Një fotografi e postuar në llogaritë zyrtare të mediave sociale të forcave ajrore, tregon një C-17 Globemaster III të mbushur me njerëz.

Qindra afganë dhe dhjetëra qytetarë amerikanë janë evakuuar nga Afganistani ditët e fundit, sipas Forcave Ajrore të SHBA-ve, pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit të dielën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat