Ka kaluar një javë që kur talebanët morën plotësisht nën kontroll Afganistanin, duke shembur investimin 20 vjeçar të Perëndimit "për eksportimin e demokracisë", që kushtoi miliarda dollarë.
Por çfarë ka ndodhur gjatë kësaj jave, e cila rezultoi dramatike për botën, e në veçanti për afganët.
Më poshtë do gjeni një përmbledhje të shkurtër:
Të dielën
-Talibanët marrin kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, si dhe futen në pallatin presidencial.
-Presidenti Ashraf Ghani largohet nga vendi, duke thënë se ai donte "të parandalonte gjakderdhjen"
Të hënën
-Skena paniku në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ndërsa mijëra persona përpiqen dëshpërimisht të largohen
-Gratë mbyllen në shtëpi, ndërsa në vend mbizotëron frika dhe pasiguria.
-Presidenti amerikan Joe Biden "shkurton" pushimet e tij dhe mbron vendimin për të tërhequr trupat e ushtrisë amerikane nga Afganistani, pavarësisht krizës së sapo krijuar.
Si Osama bin Laden nuk lejoi Al Kaedën që të vriste Joe Biden, besonte se do ishte një president i paaftë dhe "do të çonte SHBA-të në krizë"
E martë
-Disa udhëheqës talebanë mbërrijnë në Afganistan nga Katari, aty ku zhvillonin aktivitetin e tyre.
-Militantët mbajnë konferencën e tyre të parë për shtyp që nga marrja e kontrollit, duke premtuar liri për gratë dhe mediat "brenda kornizës së ligjit islamik".
E mërkurë
-Presidenti Ghani zbulon se është strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai mohon të jetë arratisur me 169 milionë dollarë.
-Dëshmitarët thonë se militantët vranë tre protestues dhe plagosën disa të tjerë në protestat anti-talebane në Jalalabad
-Presidenti Biden thotë se "kaosi ishte i pashmangshëm" dhe se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan përtej datës së planifikuar të tërheqjes më 31 gusht, për të ndihmuar evakuimin e amerikanëve, shkruan SHQIP.
E enjte
-Protestuesit afganë festojnë Ditën e Pavarësisë duke valëvitur flamurin kombëtar afgan. Protestat udhëhiqen në disa rajone, kryesisht nga gratë.
-Pamje rrëqethëse publikohen në media. Fëmijë të vegjëlu dorëzohen ushtarëve në aeroportin e Kabulit, në një përpjekje të dëshpëruar nga prindërit e tyre, për t'i çuar ata në një ambient të sigurt.
E premte
-Një raport i inteligjencës thotë se talebanët po shkojnë derë më derë për të gjetur njerëzit që kanë punuar për forcat e NATO-s ose qeverinë e mëparshme afgane, dhe kërcënojnë anëtarët e familjeve së tyre.
-Luftëtarët talebanë në kërkim të një gazetari që punon për transmetuesin gjerman Deutsche Welle (DW), qëlluan për vdekje një nga të afërmit e tij të ngushtë.
-Shtatë persona janë vrarë në një sulm ndaj ministrisë afgane të informacionit në Kabul. Talibanët thonë se nuk qëndrojnë prapa sulmit.
E shtunë
-SHBA thotë se është e shqetësuar për sulmet e mundshme nga grupi i Shtetit Islamik (IS).
-Qeveritë e huaja u thonë qytetarëve të tyre që të qëndrojnë larg aeroportit për shkak të kaosit, nëse nuk u thuhet të shkojnë atje për një fluturim.
E diel
-Shtatë persona humbin jetë. Ata dyshohet se u shtypen nga turma kaotike në aeroportin e Kabulit.
-Zyrtarët e BE dhe Britanisë së Madhe thonë se do të jetë e pamundur të evakuohen të gjithë deri në fund të muajit.