Rojet e burgut dhunojnë barabrisht të burgosurit/ Pamjet që demaskuan policinë u bëhen virale

Azia

Rojet e burgut dhunojnë barabrisht të burgosurit/ Pamjet që demaskuan policinë u bëhen virale

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:21
Pamjet që demaskuan policinë

Pamjet nga brenda burgut në Iran kanë bërë xhiron e botës pasi disa roje rrahin barbarisht të burgosurit. 

Kanë qenë hakersat ata që nxorrën në rrjet dhunën esktreme ndërsa kreu policise Mohammad Mehdi Hajmohammadi, ka kërkuar falje për këto skena, duke theksuar se do të kujdeset personalisht që të mos përsëriten më në të ardhmen.

Hakerat publikuan videon ku shfaqen rojet duke rrahur e tërhequr zvarrë të burgosurit brenda burgut, dhe pamjet u bënë virale menjëherë.

“Pranoj përgjegjësinë për këtë sjellje të papranueshme dhe angazhohem të përpiqem të parandaloj përsëritjen e këtyre ngjarjeve të hidhura dhe të merrem seriozisht me autorët.

Unë kërkoj falje nga Zoti i Plotfuqishëm, udhëheqësi ynë i dashur, kombi fisnik dhe rojet e burgut të nderuar, përpjekjet e të cilëve nuk do të injorohen për shkak të këtyre gabimeve”, tha Hajmohammadi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat