Talebanët gjejnë kohë për argëtim, lundrojnë me varka – marrin me vete edhe granatahedhës e pushkë automatike

Azia

Talebanët gjejnë kohë për argëtim, lundrojnë me varka – marrin me vete edhe granatahedhës e pushkë automatike

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 20:43
Foto

Dhjetëra luftëtarë talebanë të armatosur me granatahedhës dhe pushkë automatike, janë parë duke i mbajtur në duar derisa po lundronin me varkat e plastikës me pedale në parkun nacional Band-e Amir, në provincën lindore të Afganistanit, Bamiyan.

Në një nga fotografitë e shpërndara në Twitter nga gazetari Jake Hanrahan, talebanët shfaqen duke mbajtur në duar granatahedhës dhe armë të ndryshme të zjarrit.

Thellë në liqenin e vendit që konsiderohet si aspak i sigurtë, militantët gjetën pak kohë për argëtim. Ky park njihet si ikonë për popullin afganë që pas shumë viteve luftime po tentojnë t’i rikthehen jetës, por ardhja në pushtet e talebanëve ua ka vështirësuar edhe më shumë jetën.

Kujtojmë se që nga ardhja në pushtet e talebanëve në Afganistan, është rritur frika se mund të persekutohen shumë prej tyre me pretekstin se bashkëpunuan me forcat perëndimore – duke i cilësuar si tradhtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat