Dhjetëra viktima nga shpërthimi gjatë faljes së xhumasë në një xhami në Afganistan

Azia

Dhjetëra viktima nga shpërthimi gjatë faljes së xhumasë në një xhami në Afganistan

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë plagosur pasi një shpërthim goditi një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në qytetin afgan të Kandahar.

Sipas BBC, shpërthimi ndodhi në xhaminë Iman Bargah. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë dritare të copëtuara dhe trupa të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerët përpiqen të ndihmojnë.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, por dyshohet për një sulm kamikaz. Besimtarët e plagosur po dërgohen në spitalin Mirwais. ISIS pritet që të konfirmojë sulmin.

Të premten e kaluar, një sulm vetëvrasës ndaj një xhamie shiite gjatë lutjeve të së Premtes në qytetin verior të Kunduz vrau të paktën 50 njerëz. ISIS tha se kreu sulmin, i cili ishte më vdekjeprurësi që kur forcat amerikane u larguan në fund të gushtit.

ISIS është kundërshtshtari më i madh i talebanëve që kur ata morën pushtetin qeverisës dhe ka kryer disa bombardime kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat