Pandemia e Covid-19/ Japonia ka vaksinuar 66.1 % të popullsisë me 2 doza

Azia

Pandemia e Covid-19/ Japonia ka vaksinuar 66.1 % të popullsisë me 2 doza

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Vazhdojnë fushatat e vaksinimit në Japoni. Sipas autoriteteve shëndetësore në shtetin aziatik deri tani janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër Covid-19 66.1 % e popullsisë.

E përkthyer në shifra, rezulton se janë 83.6 milionë persona që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Qeveria japoneze deri në fillim të nëntorit synon të përfundojë vaksinimin e qytetarëve vullnetarë.

Japonia me një popullsi prej 126 milionë, fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 e filloi në shkurt 2021.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat