E pazakontë: Familja afgane detyrohet ta shesë vajzën për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë

Azia

E pazakontë: Familja afgane detyrohet ta shesë vajzën për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Një familje afgane është detyruar ta shesë vajzën e tyre të vogël pë 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë që ka kapluar Afganistanin.

“Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria andaj u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur ajo është fëmija im”, ka thënë nëna e vajzës për BBC.

“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talibanët morën pushtetin në gusht, shkruan BBC.

Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taliban.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër, se miliona njerëz do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat