Rrëfimi i profesorit verikorean që takoi “babanë e kombit”, kush ishte Kim Il-sung që sundoi në Korenë e Veriut për afro 50 vite?

Azia

Rrëfimi i profesorit verikorean që takoi “babanë e kombit”, kush ishte Kim Il-sung që sundoi në Korenë e Veriut për afro 50 vite?

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:55
Foto

Profesori Kim Hyung-suk ka mesi i shekullit XX, kishte ngrënë darkë me njeriun që do ta sundonte Korenë e Veriut për afr0 50 vite.

Kim Il-sung ishte sundimtari i parë i Koresë së Veriut, dhe njëherit i pari i dinastisë Kim që udhëhoqi me vendin për shumë dekada, transmeton Telegrafi.

Një sërë pyetjes për rininë e Kim Il-sung dhe dinastisë së tij kanë mbetur pa përgjigje, shkruan BBC.

Kim Hyung-suk i cili i ka 102 vjet dhe prej kohësh jeton në ekzil në Korenë e Jugut, kujton fëmijërinë kur u njoftua me “themeluesin”.

“Në Korenë e Veriut, ai konsiderohet si lideri më i madh i të gjithë kohërave. Është si një dritë e përhershme. Imperialistët amerikanë dhe tradhtarët ndanë popullin tonë. Ai është zemra e dinastisë Kim. Historia e Koresë së Veriut fillon me Kim Il-sung. Para 70 viteve, kur për herë të parë takova Kim Il-sung, ai ishte 25-vjeçar. Para kësaj e njihnim me emrin Kim Song-ju”, thotë profesori Hyung-suk – duke cituar fjalët e zyrtarëve që i kishin për vendet perëndimore.

E pas 40 viteve dominimi të Japonisë, Koreja u rikthye në rrugën e vërtetë të pavarësisë. Okupimi japonez përfundoi pas Luftës së Dytë Botërore.

“Kur Koreja u çlirua më 1945, Kim Il-sung ishte në të 30-at. Kemi lindur në të njëjtin rajon dhe kemi shkuar në shkollën e njëjtë. Si fëmijë Kim Il-sung ka qenë i gjatë. Nxënësit më të rritur në shkollë më kanë folur se gjithmonë ka qenë kapiten i ekipit të futbollit”, tha profesori duke theksuar që Kimit si fëmijë i ka pëlqyer të jap urdhra dhe t’i tregojë fëmijëve tjerë çfarë të bëjnë.

Familja e Kim u zhvendos në Kinë gjatë sundimit të Japonisë. Në ekzil u bë komunist dhe iu bashkua lëvizjes kundër Japonisë.

“Kim pyeti zyrtarët e fshatit për t’u rikthyer pas luftës. Fshatarët e dinin Kim me emrin e fëmijërisë – Song-ju”, tha Kim Hyung.

Madje profesori tregon sesi ishte ftuar në dakrë në inaugurimin e Kimit, dhe se asokohe e kishin pyetur se çfarë do t’ju sjell e ardhmja kur Koreja u çlirua nga autoritetet japoneze.

“Gjatë okupimit, lëvizjet guerile kanë luftuar kundër japonezëve, e betejat i udhëhiqte Kim Il-sung. Njëzet ditë pas takimit tonë në Pyongyang është mbajtur ceremonia e mirëseardhjes së gjeneralit Kim il-Sung”, ka shpjeguar profesori.

Sipas tij, qytetarët e rëndomtë ishin skeptikë dhe prisnin që Kim Il-sung të jetë rreth të 50-ve si një veteran me përvojë.

“Aty e kuptova që komunistët e kishin përzgjedhur derisa ishte në ekzil dhe se i kanë dhënë emrin Kim Il-sung. Për gjithçka çfarë foli gjatë darkës Kim, u bë realitet”, shtoi ai.

Ishte një kohë kaosi, partia komuniste rritej, e anti-komunistët persekutoheshin.

“Deri në verën e vitit 1947, jam frikësuar se do të përfundojë në burg nëse qëndroj në vend”, kujton këtë moment profesori.

Kim në gusht të vitit 1947 u arratis nga Koreja e Veriut, tre vite para luftës së Koresë. Kim Il-sung sundoi me grusht të çeliktë për afro 50 vite, e i biri dhe nipi vazhduan këtë regjim.

Kim sot i ka 102 vjet dhe akoma ligjëron shkencat shoqërore në Korenë e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat