17 raste të reja me virusin Zika te fëmijët në Indi

Azia

17 raste të reja me virusin Zika te fëmijët në Indi

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Të paktën 89 persona, prej tyre 17 fëmijë kanë rezultuar pozitivë me virusin Zika në Uttar Pradesh të Indisë. Autoritetet njoftuan se janë shënuar rritje rastesh, derisa rastet e para ishin konfirmuar në Gujarat në 2017-n.

Virusi i transmetuar nga mushkonjat është i lidhur drejtpërdrejt me tkurrjen e trurit të fëmijëve, sëmundje e rrallë që dëmton imunitetin.

Edhe pse kryesisht virusi përhapet nga mushkonjat, ai gjithashtu mund të transmetohet seksualisht, raporton BBC.

Ky thuhet të jetë shpërthimi i parë i këtij virusi në Uttar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat