Arabia Saudite po ndërton qytetin me tetë cepa që pluskon në ujë

Azia

Arabia Saudite po ndërton qytetin me tetë cepa që pluskon në ujë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:28
Arabia Saudite po ndërton qytetin me tetë cepa që pluskon në ujë

Princi i kurorës i Arabisë Saudite ka njoftuar se ‘Oxagon’, është projekti utopik për të cilin pretendon se është ‘struktura më e madhe pluskuese në botë’.

Arabia Saudite ka nisur një seri projektesh madhështore mes të cilave është dhe qyteti industrial hektagonal që do të pluskojë mbi sipërfaqen e Detit të Kuq.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman njoftoi sot projektin e “Oxagon”, që do të ndërtohet në jugperëndim të zonës së Neom, edhe ky një megaqytet i ri futuristik  për të cilin autoritetet pretendojnë se do të jetë 33 herë më i madh se New York City.

Ndërsa gjysma e qytetit të Oxagon do të qëndrojë mbi sipërfaqen e Detit të Kuq, në një thellësi prej 500 metra.

“Oxagon do të jetë katalisti i rritjes ekonomike dhe diversitetit në Neom e më gjerë në të gjithë mbretërinë, duke plotësuar ambicjet tona për projektin Vision 2030,” thuhej në deklaratën e princit, duke iu referuar strategjisë ekonomike të “diversifikimit” për shmangien e varësisë nga burimet e naftës.

“Qyteti do të kontribuojë në ripërkufizimin e zhvillimit industrial në të ardhmen për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet më tej.

Projekti u publikua bashkë me një video promocionale dy minutëshe të mbushur me ‘fjalë të bukura dhe ide të vakëta’, shkruan middleeasteye.net

“Imagjinoni një vend që plotëson të gjitha nevojat e biznesit tuaj për të thyer kufijtë, industri e kuruar që mbyll boshllëqet dhe nxit cirkularitetin”, thuhej në mesazh.

Por kritikët thonin se nuk ishte shumë e qartë përse mendjet më të ndritura duhet të shkonin në një qytet me tetë kënde, gjysma e të cilit pluskon mbi ujë me qëllim “të zgjidhin sfidat e mëdha të tokës”.

Nuk jepeshin detaje mbi kostot e prjektit apo mënyrën sesi do të ndërtohej për të pluskuar në ujë.

Image
Arabia Saudite ka nisur një seri projektesh madhështore mes të cilave është dhe qyteti industrial hektagonal që do të pluskojë mbi sipërfaqen e Detit të Kuq.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat