Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç

Azia

Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 09:35
Një vajzë e vogël duke u vaksinuar kundër koronavirusit. Fotografi nga arkivi.

Izraeli ka nisur të vaksinojë kundër koronavirusit fëmijët e grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

Sipas raportimeve në media, Komisionari për koronavirus, Salman Sarka e ka konsideruar këtë proces si festë për fëmijët dhe prindërit, të cilët, sipas tij, tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre, transmeton dpa.

Mijëra termine të reja tashmë janë caktuar përmes kompanive për sigurime shëndetësore.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se vaksina është e sigurt.

Fëmijët e grup-moshës 5-11 vjeç marrin një të tretën e dozës së të rriturve.

Sipas kompanisë prodhuese, vaksina është 91 për qind efektive për këtë grup-moshë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Izrael ka rënë në dy muajt e fundit.

Të hënën janë regjistruar 454 raste të reja.

Në muajin shtator, ka pasur ditë kur janë regjistruar mbi 11,000 raste të reja./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat