Çfarë është Flurona? Regjistrohet rasti i parë i virusit të kombinuar mes gripit dhe Covid-19

Azia

Çfarë është Flurona? Regjistrohet rasti i parë i virusit të kombinuar mes gripit dhe Covid-19

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:08
Ilustrim

Izraeli ka regjistruar rastin e parë me ‘Flurona’, infektimi i dyfishtë nga Covid dhe gripi, raportoi të enjten faqja lokale Ynet. Emri është një përzierje e fjalëve “flu” (grip në anglisht) dhe koronavirus.

Sipas raportimeve, gruaja që u diagnostikua nuk ishte vaksinuar as për grip dhe as për COVID-19, por rezultoi pozitive për të dyja në spitalin Beilinson në Petach Tikva, në Izraelin qendror. Sëmundja e saj ishte “relativisht e lehtë” dhe ajo do të dalë nga spitali të enjten.

Ministria izraelite e Shëndetësisë është ende duke ekzaminuar rastin, por ende nuk ka përcaktuar nëse të dy viruset së bashku mund të shkaktojnë sëmundje më të rënda.

Nga zyrtarët shëndetësorë besohet se edhe pacientë të tjerë janë infektuar me këtë variant, por ende nuk janë diagnostikuar. Shumica e pacientëve që testojnë pozitivisht për gripin dhe COVID shfaqin simptoma të ngjashme si:

Ethe Dhimbje trupi Kollë Teshtitje Dhimbje të fytit Frymëmarrje e shkurtër Lodhje Dhimbje koke Marrje mendsh Të vjella Diarre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat