Izraeli regjistron rastin e parë të një pacienti me COVID dhe grip, në të njëjtën kohë

Azia

Izraeli regjistron rastin e parë të një pacienti me COVID dhe grip, në të njëjtën kohë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Në Izrael është identifikuar rasti i parë i infektimit të dyfishtë, me grip dhe koronavirus.

I ashtuquajturi “Flurona” ka prekur një grua shtatzënë, të pavaksinuar.

Ajo ka shfaqur simptoma të lehta, ndërsa rasti po studiohet për të përcaktuar nëse kombinimi lidhet me ashpërsimin e sëmundjes.

Mjekët besojnë se mund të ketë më shumë infeksione “flurona” në vend, meqënëse shenjat që shfaqen janë thuajse të njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat