Pheniani lëshon një tjetër raketë balistike

Azia

Pheniani lëshon një tjetër raketë balistike

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:55
Kim Jong Un

Koreja e Jugut dhe Japonia njoftuan sot (e mërkurë) se Koreja e Veriut ka kryer një test me një raketë që mesa duket ishte balistike.

Raketa u lëshua nga një zonë brenda vendit në drejtim të brigjeve të saj lindore, sipas zyrtarëve të lartë ushtarakë të Koresë së Jugut. Roja bregdetare e Japonisë tha gjithashtu se raketa mund të jetë balistike.

Kryeministri japonez Fumio Kishida e cilësoi provën si diçka të papranueshme. Ai tha se qeveria e tij do të forcojë vigjilencën dhe mbikëqyrjen e saj më shumë se kurrë dhe se aktualisht po zhvillon një analizë të detajuar dhe urgjente.

Lidhur me provën nuk janë dhënë detaje të mëtejshme, as mbi tipin e raketës apo se çfarë distance kreu dhe ku ra.

Prova vjen vetëm disa ditë pas fjalimit të fundvitit të udhëheqësit të Phenianit Kim Jong Un, i cili u përqendrua tek problemet e brendshme ekonomike dhe jo përparimet ushtarake.

Kjo është prova e parë e Phenianit që nga tetori, kohë kur Koreja e Veriut testoi një raketë balistike të lëshuar nga një nëndetëse.

Pheniani ka testuar shpesh raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që nga mesi i vitit 2019, menjëherë pas dështimit të negociatave bërthamore mes udhëheqësit të phenianit Kim Jong Un dhe ish-Presidentit të SHBA Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat