Kryeministri bllokohet në trafik pas protestës së fermerëve, incidenti konsiderohet si gabim i madh sigurie

Azia

Kryeministri bllokohet në trafik pas protestës së fermerëve, incidenti konsiderohet si gabim i madh sigurie

Më: 5 janar 2022 Në ora: 18:36
Kryeministri bllokohet në trafik pas protestës së fermerëve

Kryeministri i Indisë, Marendra Modi, është bllokuar për më shumë se 20 minuta nga protestuesit në Punjab. Ky rast po cilësohen si lëshim serioz për sigurinë e kryeministrit.

Modi ishte rrugës për te një qendër memorialë në rajonin verior, kur rruga u bllokua nga fermerët që po protestonin, shkruan BBC.

Ata ishin duke e kërkuar dorëheqjen e një ministri, djali i të cilit është akuzuar për vdekjen e disa fermerëve..

“Ky ishte gabim i madh për sigurinë e kryeministrit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme.

Modi gjithashtu kishte në plan që t’i adresohej një turme në qytetin Ferozepur, para zgjedhjeve shtetërore.

Ministra e Brendshme tha se kolona e veturave të kryeministrit u kthye në aeroport për shkak të gabimit në aspektin e sigurisë së shefit të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat