Trazirat në Kazakistan: Zbulohet se qytetarëve u janë dhënë para dhe pije energjike që të dalin në protesta

Azia

Trazirat në Kazakistan: Zbulohet se qytetarëve u janë dhënë para dhe pije energjike që të dalin në protesta

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:08
Pamej nga Kazakistani

Protestuesit e arrestuar në Shymkent, qyteti i tretë më i madh në Kazakistan, e kanë konfirmuar se kishin pranuar para që të merrnin pjesë në protesta.

Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar shtetëror, Shangis Mukan.

“Arrestimi i protestuesve po vazhdon edhe më tutje. Ata e kanë pranuar se kanë marrë para që të dalin në protesta. Po ashtu, pranuan se kanë konsumuar edhe pije energjetike, prej të cilave edhe e kanë humbur gjithë kontrollin”, ka thënë Mukan.

Megjithatë, ky i fundit nuk ka specifikuar se kush u ka dhënë para njerëzve që dolën në protesta.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen më shumë për fëmijët e tyre, në veçanti për të rinjtë e shtetit, që mos ta gjejnë vetën e tyre kundër ligjit.

Presidenti i Kazakistanit, Kasim-Yomart Tokáyev, tha ditë më parë gjatë një fjalimi para kombit tha se urdhëroi që të qëllohej për të vrarë pa paralajmërim kundër protestuesve që kanë shkaktuar trazira të rënda ditët e fundit.

Protestat shpërthyen më 2 janar si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të gazit të lëngshëm dhe karburantit, por çuan në trazira të martën dhe të mërkurën, me akte të rënda vandalizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat