Mbi 200 persona të shtruar në spital pas reshjeve të dendura të borës në Tokio

Azia

Mbi 200 persona të shtruar në spital pas reshjeve të dendura të borës në Tokio

Më: 8 janar 2022 Në ora: 07:21
Ilustrim

Pas reshjeve të mëdha të borës për herë të parë në katër vitet e fundit në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, më shumë se 200 persona janë dërguar në spitale me lëndime të lehta për shkak të rrëshqitjeve dhe rënieve.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi se në fillim të javës, temperaturat e ftohta në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit janë duke shkuar drejt pjesëve lindore dhe jugore. Në deklaratë janë paralajmëruar "reshje të dendura bore" në 23 rrethe të kryeqytetit, ndërsa banorëve të qytetit u është bërë thirrje "të jenë të kujdesshëm ndaj ngricave dhe ndërprerjeve të trafikut rrugor".

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Tokios, 215 persona të moshës nga 9 deri në 97 vjeç janë shtruar në spitale për shkak të rrëshqitjeve dhe rënieve, kurse 77 aksidente trafiku kanë ndodhur në gjithë qytetin.

Pas reshjeve të mëdha të borës, më shumë se 100 automjete kanë mbetur të bllokuara në zonën Gate Bridge të Autostradës Metropolitane. Ura Rainbow në Gjirin e Tokios është mbyllur për trafik për shkak të rrezikut të ngricave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat