Kamioni mbeti i varur buzë një shkëmbi për tre ditë rresht në Kinë

Azia

Kamioni mbeti i varur buzë një shkëmbi për tre ditë rresht në Kinë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 16:24
Kamioni buzë një shkëmbi

Në videon që u shfaq në rrjetet sociale, mund të shihni një kamion që qëndroi i varur në buzë të një shkëmbi në Kinë.

Madje, mediat e huaja raportojnë se kamioni në atë pozitë ka qëndruar për tre ditë rresht, raporton bbc.

Shoferi dhe bashkëdrejtuesi arritën të dalin nga kamioni ndërsa autoritetet më në fund arritën ta zhvendosin mjetin në një pozicion të sigurt pas tre ditësh.

Aksidenti ndodhi në provincën kineze Shanxi kur një shofer në një rrugë të ngushtë malore u përpoq të kthente mbrapsht.

Ndryshe, Kina njihet për rrugë të rrezikshme pasi që shumë banorë jetojnë në vise të larta malore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat