Jordania i vret 27 kontrabanduesë të drogës në kufirin me Sirinë

Azia

Jordania i vret 27 kontrabanduesë të drogës në kufirin me Sirinë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 23:38
Jordani

Ushtarët jordanezë, të enjten, kanë vrarë të paktën 27 persona të armatosur që kontrabandonin drogë, si dhe u plagosën edhe disa individë të tjerë teksa kalonin kufirin nga Siria, thuhet në deklaratën e ushtrisë së Jordanisë.

Ndërsa, disa persona të tjerë që ishin në këtë rast dhe që kishin drogë me vete u larguan përsëri drejtë Sirisë, gjatë tentativës së fundit për të kaluar kufirin. Edhe vitin e kaluar në këtë kufi kishte zhvillime të tilla që janë në rritje, për shkak të këtyre ushtria i ka ashpërsuar masat e saj.

“Ne do t’i godasim, ata që guxojnë të ngatërrohen me sigurinë tonë kombëtare,” thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Në këtë deklaratë nuk specifikohet se ku ka ndodhur ngjarja më saktësisht, por disa burime për Reuters kanë thënë se ndodhi në një zonë në verilindje të qytetit Mafraq në Jordani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat