Irani konfirmon vizitën “e papritur” të Borrellit

Azia

Irani konfirmon vizitën “e papritur” të Borrellit

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:41
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell në ministrinë e jashtme në Teheran, 3 shkurt 2020.

Irani konfirmoi të premten se Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të udhëtojë më 24 qershor për bisedime që lidhen me përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vendit të vitit 2015-të.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të ministrisë së jashtme Saeed Khatibzadeh, Borrell do të mbërrijë në kryeqytetin iranian në mbrëmjen e së premtes përpara se të takohet me ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarë të tjerë

“Vizita, e cila është pjesë e konsultimeve të vazhdueshme midis Iranit dhe Bashkimit Evropian, do të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe, disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe statusin e fundit të negociatave për heqjen e sanksioneve”, thuhet në deklaratë.

Lajmet për vizitën e Borrell vjen pasi ministri i jashtëm iranian Amir-Abdollahian tha javën e kaluar se Irani ende beson se negociatat mund të kenë sukses.

Bisedimet në Vjenë, të cilat filluan në prill të vitit të kaluar, synojnë kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore, duke përfshirë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, dhe për të siguruar që Teherani do të respektojë plotësisht angazhimet e tij.

Negociatat u ndalën që nga muaji marsi mes mosmarrëveshjeve midis Teheranit dhe Uashingtonit, më së shumti për shkak të kërkesës së Iranit për të hequr Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike nga lista e organizatave terroriste të SHBA-së.

Amir-Abdollahian të mërkurën tha se Irani ishte "serioz" për arritjen e një marrëveshjeje në negociata.

Marrëveshja e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, (JCPOA), i dha Iranit lehtësim nga sanksionet në këmbim të garancive se nuk do të zhvillonte një armë bërthamore - diçka që Teherani e ka mohuar gjithmonë si qëllim.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018-të nën presidentin e atëhershëm Donald Trump, përpara se të vendosnin një valë sanksionesh të reja ndaj Republikës Islamike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat