Droga në flake! Lëndës narkotike me vlerë gjysmë miliard dollarë i vihet zjarri në Mianmar

Azia

Droga në flake! Lëndës narkotike me vlerë gjysmë miliard dollarë i vihet zjarri në Mianmar

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Më shumë se gjysmë miliardë dollarë lëndë narkotike u dogjën në Mianmar, të dielën pasi OKB-ja paralajmëron se prodhimi dhe trafikimi i lëndës në rajon ka shënuar nivele rekord këtë vit.

I ashtuquajturi Trekëndëshi i Artë i Azisë Juglindore ka qenë prej kohësh një pikë famëkeqe për trafikun e drogës, me kufijtë porozë të Mianmarit, Laosit dhe Tajlandës dhe policinë e dobët lokale që lejon që substancat ilegale të kalojnë.

Muajin e kaluar, Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se autoritetet kishin kapur gati 172 ton metamfetaminë vitin e kaluar, afërsisht shtatë herë më shumë se një dekadë më parë.

Shteti Shan verior i Mianmarit mbetet burimi kryesor i rajonit për lëndën narkotike, me drogën që dërgohet gjithnjë e më shumë në Laos, pastaj në Tajlandë përpara se të arrijë në Malajzi, ku trafikohet në vendet në të gjithë Azinë e Paqësorit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat