Libi, tym dhe flakë, protestuesit sulmojnë dhe plaçkisin parlamentin

Azia

Libi, tym dhe flakë, protestuesit sulmojnë dhe plaçkisin parlamentin

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 07:35
Protesta të dhunshme në Libi

Protesta të dhunshme në Libi.

Sipas mediave ndërkombëtare, një grup demonstruesish kanë sulmuar ndërtesën e Parlamentit në Tobruk për të protestuar kundër përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe bllokimit politik.

Disa stacione televizive pretendojnë se protestuesit hynë brenda ndërtesës dhe kanë kryer plaçkitje.

Ndërkohe, imazhet tregojnë shtëllunga të trasha tymi të zi që ngrihen nga perimetri i ndërtesës pasi demonstruesit dogjën goma jashtë saj.

Sipas raportimeve të tjera, dhjetëra dokumente janë djegur gjithashtu brenda ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat