Momenti kur peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt

Azia

Momenti kur peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 15:59
Pamje nga video

Një pushim në një resort turistik në Egjipt ka rezultuar “fatale” për një grua austriake pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte.

Ajo nuk arriti ta kuptonte për asnjë moment që peshku mishngrënës po notonte në të njëjtat ujëra dhe përgjonte viktimën e radhës.

Turistja 68 – vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve.

Para pushuesve të tmerruar në Sharm El Sheikh në Detin e Kuq, peshkaqeni iu sul asaj dhe i preu krahun dhe këmbën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat