Masakroi me thikë studenten që refuzoi propozimin për martesë, gjykata kërkon që ekzekutimi të transmetohet në TV

Azia

Masakroi me thikë studenten që refuzoi propozimin për martesë, gjykata kërkon që ekzekutimi të transmetohet në TV

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 15:47
Mohamed Adel, Naira Ashraf

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi më 20 qershor jashtë universitetit Mansoura pranë Deltës së Nilit, në Egjipt.

Mohamed Adel, 21 vjeç, goditi me thikë disa herë shoqen e tij të klasës në universitet, Naira Ashraf, e cila e kishte refuzuar atë për martesë. Më 6 korrik, gjykata e dënoi të riun me vdekje.

Së fundmi, gjykata ka bërë thirrje që ekzekutimi të transmetohet drejtpërdrejt në televizor për të penguar krime të ngjashme që të mos ndodhin në të ardhmen.

Gjykata i ka dërguar një letër parlamentit, ku ndër të tjera shkruhet: “Transmetimi, qoftë edhe i një momenti në nisje të procesit, mund të arrinte qëllimin e parandalimit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat