Njeriu kryesor i prodhimit të raketave Tajvaneze u gjet i vdekur në hotel

Azia

Njeriu kryesor i prodhimit të raketave Tajvaneze u gjet i vdekur në hotel

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 10:39
Ou Yang Li-hsing

Zëvendës kreu i departamentit të kërkimit dhe zhvillimit të ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit, i cili drejtoi prodhimin e raketave, është gjetur i vdekur në një hotel në Pingtung, në jug të Tajvanit, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve zyrtare.

Ou Yang Li-hsing, nënkryetari i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan të ushtrisë, ishte 57 vjeç. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet, raportoi CNA.

Ou Yang, i cili ishte përgjegjës për projekte të ndryshme të prodhimit të raketave, ishte në një udhëtim pune në Pingtung.

Institucioni në pronësi të ushtrisë po punon për më shumë se dyfishimin e kapacitetit të tij vjetor të prodhimit të raketave në afërsisht 500 këtë vit pasi ishulli forcon fuqinë e tij luftarake mes asaj që e sheh si një kërcënim ushtarak në rritje nga Kina, sipas Reuters.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat