Helikopteri shpëton një burrë nga përmbytjet në Pakistan

Azia

Helikopteri shpëton një burrë nga përmbytjet në Pakistan

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 10:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një burrë i bllokuar në një lumë të furishëm në Pakistan u shpëtua nga një ekuipazh i helikopterit të ushtrisë.

Pamjet tregojnë se si ekuipazhi i ul një litar burrit teksa ai ngjitet në disa shkëmbinj. Përfundimisht, shpëtimtarët arritën ta ngrenë në ajër, larg përroit të fuqishëm.

Ngjarja është kapur nga kamera në Kohistanin e Poshtëm, në verilindje të vendit.

Zona është goditur rëndë nga përmbytjet vdekjeprurëse, të shkaktuara nga shirat e dendur të musonit.

Pakistani ka nevojë për ndihmë financiare për t’u zhvilluar nga përmbytjet “dërrmuese”, tha të dielën ministri i Jashtëm i Pakistan, duke shtuar se ai shpresonte se institucionet financiare si Fondi Monetar Ndërkombëtar do të merrnin parasysh pasojat ekonomike, shkruan VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat