​Indi: Polici qëllon shuplakë njeriun që po kërkonte mbesën e humbur

Azia

​Indi: Polici qëllon shuplakë njeriun që po kërkonte mbesën e humbur

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Një inspektor policie në krye të komisariatit të Binauli në Baghpat të Indisë, u transferua dhe një hetim u nis kundër tij pasi një video u bë virale në mediat sociale ku ai shihet duke goditur një burrë të shtunën.

Në një video virale në rrjetet sociale, inspektori Birja Ram shihet duke goditur një burrë në komisariatin e Binaulit.

Burri i quajtur Omveer dhe familja e tij i ishin drejtuar shefit të Komisariatit të Policisë Binauli për t'u ankuar për mbesën e tyre të zhdukur prej katër ditësh.

“Ne e morëm vesh çështjen pasi video po bënte xhiron e mediave sociale. Pas një hetimi fillestar, u konstatua se inspektori Birja Ram u soll në mënyrë jo etike me familjen e viktimës më 17 shtator. Inspektori Birja Ram është transferuar në Linjën e Policisë nga Komisariati i Policisë Binauli dhe ndaj tij ka nisur hetimi nga departamenti”, tha Neeraj Kumar Jadaun nga policia lokale për ANI.

Ndërsa Omveer tha për ANI se kishin shkuar në polici për të pyetur mbi ecurinë e çështjes.

“Teksa kemi pyetur vazhdimisht inspektorin e policisë për mbesën tonë, punonjësi i policisë më ka goditur me shuplakë para të gjithëve,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat