“Vdekje diktatorit”/ Gratë pushtojnë sheshet në Iran dhe djegin shamitë pas vdekjes së 22-vjeçares

Azia

“Vdekje diktatorit”/ Gratë pushtojnë sheshet në Iran dhe djegin shamitë pas vdekjes së 22-vjeçares

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 09:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Protestueset femra janë vënë në ballë të përshkallëzimit të protestave në Iran duke djegur shamitë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjeve të hixhabit.

Demonstratatkanë vazhduar për pesë net radhazi dhe kanë arritur në disa qytete të  ndryshme të republikës islamike. Mahsa Amini vdiq në spital të premten pasi kaloi tre ditë në koma. Në Sari, në veri të Teheranit, turma të mëdha brohoritën ndërsa gratë I vunë flakën shamive të tyre në akte sfiduese proteste.

Mahsa Amini u arrestua në kryeqytet javën e kaluar nga policia morale e Iranit, e akuzuar për shkelje të ligjit që u kërkon grave të mbulojnë flokët me shami dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera.

Ajo ra në koma pak pasi u rrëzua në një qendër paraburgimi. Ka pasur raporte se policia e ka goditur gruan në kokë Amini deklaroi Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Nada al-Nashif.

Familja e zonjës Amini ka thënë se ajo ishte në formë dhe e shëndetshme. 22-vjeçarja ishte nga provinca Kurdistan në Iranin perëndimor, ku tre persona u vranë të hënën ndërsa forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.

Cilat janë ligjet e mbulesës në Iran?

Image
Mahsa Amini

Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, autoritetet në Iran vendosën një kod të detyrueshëm të veshjes, duke kërkuar që të gjitha gratë të veshin një shami dhe veshje të lirshme që mbulojnë kokën dhe trupin në publik. Policia e moralit e njohur zyrtarisht si “Gasht -e ershad” (patrulla udhëzuese) ka për detyrë, ndër të tjera që të sigurohet se gratë zbatojnë këto ligje.

Oficerët kanë fuqinë të ndalojnë gratë dhe të vlerësojnë nëse ato kane zbuluar shumë flokë, nëse pantallonat dhe rrobat e tyre janë shumë të shkurtra ose të ngushta. Gjithashtu kjo patrullë sigurohet se gratë nuk kane vendosur shume grim.

Ndëshkimet për shkeljen e rregullave përfshijnë një gjobë, burg ose rrahje. Në vitin 2014, gratë iraniane filluan të ndajnë foto dhe video duke folur publikisht për ligjet e hixhabit, si pjesë e një fushate proteste në internet të quajtur “Liria ime e fshehtë”. Që atëherë ka frymëzuar lëvizje të tjera, duke përfshirë “të Mërkurën e Bardhë” dhe “Revolucioni Vajzat e Rrugës”.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një organizatë me bazë në Norvegji që monitoron të drejtat e njeriut në zonat kryesisht kurde, tha se 38 persona u plagosën të shtunën dhe të dielën kur policia iraniane qëlloi me municion të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës në protestat në Saqez dhe Sanandaj, kryeqyteti i provincës Kurdistan të Iranit. Grupi raportoi se tre protestues meshkuj u qëlluan dhe u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë të hënën.

Në Teheran, videot e postuara në internet shfaqën gratë duke hequr shamitë e tyre dhe duke bërtitur “Vdekje diktatorit” – një thirrje që përdoret shpesh në lidhje me udhëheqësin suprem të Iranit. Të tjerët bërtisnin “Drejtësi, Liri, jo hixhab të detyrueshëm”. Në provincën veriore të Gilanit, protestuesit gjithashtu u përleshën me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat