‘Idiotë’, motra e presidentit të Koresë së Veriut, fyen liderët e Koresë së Jugut për sanksione të mundshme

Azia

‘Idiotë’, motra e presidentit të Koresë së Veriut, fyen liderët e Koresë së Jugut për sanksione të mundshme

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 21:01
Motra e presidentit të Koresë së Veriut

 “Jo më shumë se një qen i egër që gërryen një kockë të dhënë nga SHBA”, e quajti presidentin e Koresë së Jugut dhe qeverinë e tij, Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut.

Kim Jong Un, ka sulmuar qeverinë e Koresë së Jugut, disa ditë pasi ajo tha se po shqyrtonte sanksione të reja lidhur me testet e fundit të raketave.

Ajo e cilësoi presidentin dhe administratën si idiotë që vazhdojnë të krijojnë situatë të rrezikshme, dy ditë pasi ministria e jashtme e Seulit tha se po shqyrtonte masa shtesë kundër Phenianit.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

Incredible: seniors are snapping up this new toothbrush, here's the reason!Well-Being-Review.com

Si rrezik përfshihet edhe lëshimi e një rakete ndërkontinentale në fillim të këtij muaji, e cila mund të kishte kishte goditur të gjithë territorin e SHBA.

Seuli po shqyrton gjithashtu marrjen e masave kundër sulmeve të supozuara kibernetike nga Koreja e Veriut , që besohet të jetë një burim i ri i rëndësishëm financimi për programin e saj të armëve, nëse shteti bën një provokim.

Ajo vazhdoi të nxirrte një paralajmërim për “të pafytyrët dhe budallenjtë”, duke thënë: “Sanksionet dhe presioni i dëshpëruar i SHBA-së dhe i shtangëve të saj të Koresë së Jugut kundër Koresë së Veriut do t’i shtojë benzinë ​​armiqësisë dhe zemërimit të kësaj të fundit dhe do të shërbejnë si lak për ata.”

Ajo e ka cilësuar veten si personi i dytë më i fuqishëm i Veriut pas vëllait të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat