Presidentja e Tajvanit jep dorëheqje nga partia, pasi pësoi humbje në zgjedhjet lokale

Azia

Presidentja e Tajvanit jep dorëheqje nga partia, pasi pësoi humbje në zgjedhjet lokale

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:43
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka dhënë dorëheqjen në krye të Partisë Demokratike Progresive në pushtet pas paraqitjes së dobët të saj në zgjedhjet lokale.

Opozita Kuomintang (KMT) fitoi disa gara të mëdha të shtunën, duke përfshirë në kryeqytetin Taipei.

Votimi ka tërhequr vëmendjen globale pasi Tajvani u bë një pikë e madhe gjeopolitike mes Kinës dhe SHBA-së, shkruan BBC.

Tsai i kishte cilësuar zgjedhjet si një votë për demokracinë mes tensioneve në rritje me Kinën.

“Rezultatet e zgjedhjeve nuk ishin siç pritej… Unë duhet të mbaj të gjithë përgjegjësinë dhe të jap dorëheqjen si kryetare e DPP menjëherë”, u tha gazetarëve Tsai.

Megjithatë, Tsai dhe zyrtarët e qeverisë u kërkuan votuesve që të përdorin zgjedhjet për të dërguar një mesazh rreth mbrojtjes së demokracisë, pasi Pekini rrit presionin mbi ishullin.

Votuesit kundërshtuan gjithashtu uljen e moshës së votimit nga 20 në 18 vjeç, në një referendum që u mbajt krahas zgjedhjeve lokale.

Qeveria kineze e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e vendit.

Tensionet arritën kulmin në gusht kur Pekini organizoi stërvitje të mëdha ushtarake rreth Tajvanit në një protestë kundër vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në ishull.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat