Kim Jong-un planifikon që Korenë e Veriut ta bëjë fuqinë më të madhe bërthamore në botë

Azia

Kim Jong-un planifikon që Korenë e Veriut ta bëjë fuqinë më të madhe bërthamore në botë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:16
Kim Jong Un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, me rastin e diplomimit të dhjetëra oficerëve që ishin të përfshirë në lansimin e raketës së tyre më të madhe balistike Hwasong-17, ka pozuar me vajzën e tij.

Ai më pas pati një porosi për të gjithë – duke theksuar se ajo çfarë kërkon nga vendi i tij është që të jetë fuqia më e madhe bërthamore në botë, t.

Mediat e atjeshme raportojnë se Kim Jong-un, ka deklaruar se qëllimi kryesor i vendit të tij është “të ketë fuqinë absolute – pa precedentë në këtë shekull”.

Ai raketën që u lansua ditë më parë, e ka quajtur “armën më të fuqishme në botë që paraqet një hap të madh drejt zhvillimi të teknologjisë sa i përket kokave bërthamore të vendosura në “raketa balistike”.

Me rastin e zhvillimit të raketës së re, ai porositi botën që Koreja e Veriut, ka treguar të ardhmen e saj të ndritur dhe që po avancon “drejt formimit të ushtrisë më të fuqishme në botë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat