India goditet nga cikloni “Mandous”, 4 të vdekur dhe qindra shtëpi të shkatërruara

Azia

India goditet nga cikloni “Mandous”, 4 të vdekur dhe qindra shtëpi të shkatërruara

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një stuhi ciklonike vrau të paktën 4 persona në shtetin jugor indian të Tamil Nadu të shtunën, tha zyrtari më i lartë i shtetit. Shiu i dendur dhe erërat e forta goditën disa rrethe duke dëmtuar pronat dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Cilkoni Mandous, i cili goditi vendin natën e së premtes, dëmtoi 185 shtëpi dhe kasolle, u tha gazetarëve kryeministri i Tamil Nadu, Mk Stalin.

Stuhia shkuli 400 pemë në qytet. Më shumë se 9 mijë persona u zhvendosën në 201 kampe ndihmash, tha Stalini.

Ne jemi ende duke vlerësuar dëmet”, u tha ai njerëzve, teksa vizitoi disa nga zonat e prekura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat