Covid-19/ Koreja e Jugut merr vendimin, ja çfarë pritet të ndodhë nga 30 janari

Azia

Covid-19/ Koreja e Jugut merr vendimin, ja çfarë pritet të ndodhë nga 30 janari

Më: 21 janar 2023 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck-soo njoftoi se që nga 30 janari do të heqin detyrimin për mbajtjen e maskës në shumicën e ambienteve të mbyllura.

Sipas lajmit të Yonhap, detyrimi i vendosjes së maskës do të hiqet që nga fundi i janarit në ambientet e mbyllura përveç spitaleve, farmacive dhe transportit publik.

Qeveria ka zbutur masat kundër COVID-19 pasi numri i rasteve ditore dhe i vdekjeve nga COVID-19 është ulur dhe shkalla e vaksinimit është rritur.

Kryeministri Duck-soo në takimin për luftën kundër virusit, tha se pas 30 janarit mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme në shumicën e ambienteve të mbyllura.

Deri më sot në Korenë e Jugut janë regjistruar mbi 29 milionë raste me COVID-19 ndërsa si pasojë e virusit kanë humbur jetën 33 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat