​Izraeli shton masat pas sulmeve, Qeveria lehtëson marrjen e armëve të lehta për qytetarët

Azia

​Izraeli shton masat pas sulmeve, Qeveria lehtëson marrjen e armëve të lehta për qytetarët

Më: 29 janar 2023 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Pas atentateve në Jeruzalemin lindor, kabineti qeveritar izraelit ka vendosur të lehtësojë qasjen e qytetarëve tek armët. Në të ardhmen ata do të mund të marrin më shpejt licencën për të mbajtur armë të caktuara.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu pas një takimi urgjent të diktuar nga situate e krijuar ditët e fundit.

Qeveria ka vendosur po ashtu të merren masa edhe kundër anëtarëve të familjeve të atentatorëve që mbështesin terrorin. Këtu do të bëjë pjesë shkurtimi i ndihmave sociale, si edhe heqja e mundësisë së shërbimeve shëndetësore.

Por nuk është e qartë se si do të verifikohet, nëse një person është mbështetës ose jo i terrorit. Përveç kësaj në mbledhje u ra dakord që ushtria dhe policia të mbledhin armët ilegale.

Kabineti qeveritar diskutoi gjendjen e krijuar në vend pas sulmin në një sinagoge në Jeruzalemin lindor , që shkaktoi shtatë të vdekur e tre të plagosur. Kryeministri izraelit, Netanjahu kishte bërë të ditur para takimit, se ai do t’u japë një përgjigje “të fortë” sulmeve të përgjakshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat