Koreja e Veriut po i ndalon vajzat të kenë të njëjtin emër si vajza e Kim Jong Un

Azia

Koreja e Veriut po i ndalon vajzat të kenë të njëjtin emër si vajza e Kim Jong Un

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 19:24
Kim Jong Un

Autoritetet e Koresë së Veriut po i detyrojnë vajzat dhe gratë të ndryshojnë emrat e tyre nëse quhen “Ju Ae” – emri i vajzës së Kim Jong Un.

Kështu së paku raportojnë mediat si Radio Free Asia, e cila citoi dy burime anonime – njëra me banim në Pyongan Verior dhe tjetri në Phenianin e Jugut – të cilët thanë se qeveritë lokale në qytetet Jeongju dhe Pyongsong lëshuan urdhra që gratë të ndryshonin certifikatat e tyre të lindjes.

“Dje, Ministria e Sigurisë në qytetin Jeongju thirri gratë e regjistruara në departamentin e regjistrimit të rezidentëve me emrin ‘Ju Ae’ në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar emrat e tyre”, citohet të ketë thënë një nga banorët në raportin e RFA të së premtes, shkruajnë mediat e huaja.

Ata thanë se një vajzë 12-vjeçare në lagjen e tyre quhej Ju Ae dhe prindërve të saj iu tha të raportonin në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar certifikatën e saj të lindjes, sipas RFA.

Autoritetet thanë se emri i saj tani është i rezervuar për personat me “dinjitetin më të lartë”, shtoi burimi i paidentifikuar.

Kim Ju Ae, që besohet të jetë 10 vjeçe, është e vetmja nga tre fëmijët e Kim që u zbulua për publikun.

Ajo bëri debutimin e saj publik kur ajo dhe babai i saj inspektuan një testim të raketës balistike ndërkontinentale në nëntor.

Vajza u vu sërish në qendër të vëmendjes të mërkurën, duke marrë pjesë në një ceremoni shtetërore me shumë publicitet dhe duke bërë foto me gjeneralët kryesorë të Koresë së Veriut.

“Direktiva ishte ‘vullnetare’, por siç e dimë, pak gjëra janë vullnetare në Korenë e Veriut, veçanërisht kur bëhet fjalë për urdhrat nga lidershipi”, thotë Soo Kim, një ish analiste e CIA-s dhe tani një analiste e politikave në grupin e ekspertëve Rand Corporation me bazë në SHBA.

Regjimi ende nuk e ka konfirmuar që vajza është caktuar për trashëgimi dhe media shtetërore gjithashtu nuk ka filluar “lavdërimin e zakonshëm” të një pasardhësi të caktuar, tha ajo.

Nën diktatorët e mëparshëm të Koresë së Veriut, trashëgimtarëve të dukshëm do t’u jepeshin tituj të rëndësishëm.

Para se Kim të merrte pushtetin në fund të vitit 2011, ai u bë i barabartë me një gjeneral me katër yje dhe iu dhanë poste kyçe partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat