“Sushi terrorism”, trendi që po ‘çmend’ restorantet në Japoni. Fillojnë arrestimet

Azia

“Sushi terrorism”, trendi që po ‘çmend’ restorantet në Japoni. Fillojnë arrestimet

Më: 9 mars 2023 Në ora: 17:06
Ilustrim

Sushi është bërë shkak për një sërë arrestimesh në Japoni, pasi një grup klientësh janë të dyshuar se kanë pasur sjellje johigjienike në restorantet e vendit.

Shkak është bërë një trend i shfaqur në rrjetet sociale, i njohur si  “sushi terrorism”, ku shumë njerëz kanë postuar video duke bërë veprime të papëlqyeshme.

Muajin e kaluar, një video e një të riu që pështyn brenda një shishe salce soje në një restorant, u bë mjaft virale duke e kthyer në një trend.

Të rinj të ndryshëm, shkojnë në restorante sushi me vetë shërbim, dhe lëpijnë ose pështyjnë ushqimin që do të konsumohet nga persona të tjerë.

Incidentet janë filmuar dhe janë pasyruar në rrjete sociale duke ngjallur një shqetësim për autoritetet, të cilat kanë filluar arrestimet.

Policia ka arrestuar tre persona, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trend “johigjenik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat