“Ushtarin e humbur e gjetëm në brigjet kineze”, përshkallëzohen tensionet mes Tajvanit dhe Kinës

Azia

“Ushtarin e humbur e gjetëm në brigjet kineze”, përshkallëzohen tensionet mes Tajvanit dhe Kinës

Më: 13 mars 2023 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Një ushtar tajvanez, i cili u zhduk javën e kaluar nga një ishull pranë brigjeve kineze është gjetur në Kinën kontinentale, tha të hënën një zyrtar i Tajvanit, duke rritur mundësinë e një dezertimi shumë të pazakontë mes tensioneve të rritura.

Ushtari u raportua i zhdukur në ishullin Erdan, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, duke shtuar se kishte ngritur një forcë speciale për ta gjetur atë.

Erdan është pjesë e ishujve Kinmen të kontrolluar nga Taipei dhe ndodhet 5 km larg qytetit kinez Xiamen. Vitet e fundit, Pekini ka rritur presionin ekonomik, diplomatik dhe ushtarak mbi Tajvanin, të cilën Kina e pretendon si të sajën, pavarësisht se nuk e ka qeverisur kurrë.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) shpesh dërgon avionë dhe anije luftarake pranë Tajvanit, në një fushatë që synon të frikësojë ishullin dhe të konsumojë pajisjet e tij. Ministri i Çështjeve Kontinentale të Tajvani, Chiu Tai-san tha se Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka mekanizma për të përcaktuar nëse ushtari duhet të identifikohet si dezertor apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat