Rrëzohet helikopteri ushtarak në Japoni, raportohet për 10 persona të zhdukur

Azia

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Japoni, raportohet për 10 persona të zhdukur

Më: 7 prill 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një helikopter ushtarak me dy pilotë, dy inxhinierë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord është rrëzuar në afërsi të ishullit Miyako, në prefekturën e Okinawa, Japoni.

Roja bregdetare japoneze ka gjetur disa pjesë të rrënojave që besohet se janë të helikopterit.

“Ne kemi kryer operacione kërkim-shpëtimi në zonë gjatë gjithë natës, por nuk kemi gjetur ende gjeneralin (Yuichi) Sakamoto të Divizionit të 8-të të Ushtrisë, as nëntë të tjerët në bord.

 Ne do të bëjmë gjithçka për të gjetur dhjetë personat e zhdukur”, tha ministri i Mbrojtjes Yasukazu Hamada.

Autoritetet nuk kanë bërë publike për arsyet e rrëzimit të helikopterit gjatë një misioni zbulimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat