Forcat izraelite vrasin dy palestinezë, reagon kryeministri Netanyahu

Azia

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë, reagon kryeministri Netanyahu

Më: 7 maj 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu përgëzoi forcat izraelite të sigurisë për vrasjen e dy palestinezëve gjatë një sulmi të befasishëm ushtarak në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ushtria tha të shtunën se dy burrat e armatosur dyshohet se kanë kryer sulmin në vendbanimin izraelit Avnei Hafetz javën e kaluar, ku një civil izraelit mbeti i plagosur dhe u dëmtuan disa automjete.

Palestinezët thanë se dy personat e vrarë ishin 22 vjeçarë dhe anëtarë të grupeve të armatosura lokale.

Vdekja e tyre e çon në 104 numrin e palestinezëve që janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor që prej fillimit të këtij viti./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat