Ngrihet alarmi/ Rikthehet Covid-19 në Kinë, ja çfarë pritet të ndodhë në qershor

Azia

Ngrihet alarmi/ Rikthehet Covid-19 në Kinë, ja çfarë pritet të ndodhë në qershor

Më: 23 maj 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Covid-19 është rikthyer në Kinë. Qeveria kineze ka ngritur alarmin për një valë të re të përhapjes së virusit që pritet të arrijë shifrën rekord të rreth 65 milionë të infektuarve në javë, në fund të qershorit.

Sipas ekspertit të sëmundjeve infektive në rrugët respiratorë të gjigantit aziatik, Zhong Nanshan, i cili foli në Forumin e Shkencës në Guangzhou, tha se vala e re e pandemisë do të nxitet nga variantet XBB të Sars-CoV-2, të cilat janë bërë dominuese në vend.

Mutantët kundër të cilëve Kina ka miratuar dy vaksina të reja afër komercializimit dhe po përgatitet të autorizojë 3 ose 4 të tjera, tregojnë transmetueshmëri superiore dhe imunitet ndaj kurës së Omicron.

Por pa ndryshime të rëndësishme, përsa i përket patogjenitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat